Burg per nje cigare hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ky është Ajet Cehani, i arrestuar nga policia e Tiranës me nje cigare hashash gjashtë muaj më parë. Në një intervistë për Vizion Plus, 20-vjecari, tregon se ishte vetëm përdorues e jo shpërndarës, pasi u kap vetem me 2 gram kanabis.
Ajeti u dënua me 2 vite shërbim prove nga gjykata. ai tregon se si e siguronte drogën në kryeqytet.
Shefi i shërbimit të provës, pohon se dy vitet e fundit janë shtuar shumë përdoruesit e lendeve narkotike.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thote se problemi mund të zgjidhet njëherë e mirë, pasi të jetë miratuar ndryshimet në kodin penal.
Sipas tij do te kategorizohen denimet për trafikantet, kultivuesit dhe përdoruesit. Por ministri nuk saktëson sesa duhet të jetë sasi e drogës që lejohet për përdorim vetiak.
Mesatarisht 4 persona çdo javë dalin për mase sigurie në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që policia raporton shoqërimin e të paktën 20 përdoruesve të hashashit në muaj ne kryeqytet.

Recommended