RTV Ora - Grabitja në Rinas pronari i servisit ku u modifikua makina E kisha dhënë me qira

  • 5 years ago
#rtvora
Pronari i servisit ku dyshohet se është modifikuar furgoni i përdorur nga grabitësit e miliona eurove në Rinas, ka thënë për RTV Ora se objektin e ka dhënë me qira prej dy vitesh. Ai mohoi të kishte dijeni në lidhje me furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor që u përdor në ngjarjen e 9 prillit në aeroport. Ndërkohë policia gjatë kontrolleve ka gjetur prova të rëndësishme në një vilë pranë servisit e cila mendohet se ka qenë baza e grupit që kreu grabitjen në Rinas.

Kamera e RTV Ora ka qenë në servisin ku dyshohet se makina që u përdor për grabitjen në Rinas, u modifikua me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

Pika e riparimit të automjeteve ndodhet në një rrugë dytësore që lidhet me qendrën e Elbasanit. Modifikimi i furgonit që përdorën autorët e grabitjes në Rinas, është bërë në një ambient të hapur e të dukshëm nga rruga, ku lëvizjet e qytetarëve janë të shumtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-ne-servisin-ku-u-modifikua-makina-me-mbishkrimin-hetimi-tatimor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended