RTV Ora - Grabitja në Rinas: Në burg i arrestuari i pestë, Oltian Veseli kërkon lirinë
  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg edhe të arrestuarin e pestë për grabitjen e Rinasit, Elton Piklin. Pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, një tjetër i arrestuar ka kërkuar lirimin, duke ankimuar vendimin e gjykatës me motivacionin se nuk ka prova. Nga ana tjetër, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, nga Hasi deklaroi se do ketë arrestime të tjerA për këtë ngjarje ndërsa krerët e grupit kishin aktivitete kriminale në Shqipëri dhe Kosovë.

Tirane- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Vendimi është dhënë nga togat e zeza gjatë seancën në ngarkim të tij, i cili u arrestua teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa akuzohet për disa vepra penale.

Ndërkohë një nga të arrestuarit për grabitjen, Oltian Veseli, ka kërkuar lirimin nga qelia. Ai ankimoi masën 'arrest me burg' caktuar të mërkurën nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Seanca për 3 të arrestuarit Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën u zhvillua me dyer të mbyllura më 24 prill për shkak të sekretit hetimor.

Ndërsa masa për të arrestuarin e katërt, Alkond Bengasi u dha më 23 prill. Sipas prokurorisë, Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" me porosi të Klement Cales dhe Admir Muratajt.

Nga ana tjetër, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, nga Kukësi deklaroi se autorët e Rinasit kanë lidhje te forta me grupet e rrezikshme kriminale jo vetëm në Shqipëri por dhe Kosovë.

Sandër Leshaj: "Kjo çështje është ende ne hetim megjithëse ka ecur shumë unë nuk mund te ekspozoj detaje të shumta. Unë them se grupi tashme i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktivitete të pasur negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjen e autoreve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka."

Deklarata e ministrit Lleshaj, u dha në Has në kuadër të nismës 'Ministri një ditë në qark'.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-arrestua-si-autor-i-grabitjes-ne-rinas-oltian-veseli-kerkon-lirine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended