Makina përmbyset duke dalë nga rruga dhe këput dy shtylla, disa zona pa energji elektrike
  • 5 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në aksin rrgor Fushë-Krujë-Milot, ku një automjet tip mercedes benz me targe DR 1559 ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga përplasja e automjetit janë rrëzuar dy shtylla.

Si pasojë e rrëzimit të tyre një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Recommended