Zonat periferike të Tiranës disa orë pa energji elektrike, qytetarët ankohen në Report Tv

  • 5 years ago
Ditëve të fundit fenomeni i ikjes së energjisë elektrike në disa zona të Tiranës është bërë i shpeshtë dhe shqetësues për banorët e këtyre zonave. Të shumta kanë qenë telefonatat që kanë denoncuar dhe shprehur ankesën në Report TV se u mungon për disa orë energjia elektrike. Vetëm ditën e sotme është raportuar se mungesë energjie ka patur në fshatrat Petrelë, Mullet, Sauk, Picalle, Baldushk, Yzberisht, Kashar dhe zonën e "Unazës së Re".

Shkëputja e energjisë elektrike, që ka zgjatur për disa orë, kjo në varësi të zonave ka sjellë pakënaqësi tek qytetarët, ndërsa shumë biznese janë detyruar që të pezullojnë punën për shkak të mungesës së energjisë. Nga ana tjetër, OSHEE nuk ka dhënë ndonjë informacion paraprak apo njoftim se do të ketë shkëputje të energjisë në këto zona që qytetarët të marrin masa apo komunikim të mëpasshëm se përse ka ndodhur shkëputja.

Recommended