RTV Ora - Mjekët kërkojnë masa për dhunën

  • 5 years ago
#rtvora

Bluzat e bardha kërkojnë marrjen e menjëhershme të masave për të ndalur dhunën ndaj mjekëve në detyrë. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, nënvizon se situata e përsëritur është një indinjatë e madhe për mjekët.

Pesë raste të dhunës ndaj mjekëve kanë ndodhur vetëm për vitin 2019.

Edhe pse kryeministri Rama premtoi ashpërsimin e ligjit ndaj personave që ushtrojnë dhunë ndaj bluzave të bardha, ende nuk ka asnjë ndryshim. Të shtunën një tjetër mjeke u dhunua në Lezhë.

Fatmir Brahimaj: Po bëhen mjaft të shpeshta dhe ne veç shqetësimit të madh për pasigurinë në punë, për kushtet dhe standardin që kërkon puna sidomos në institucionet shëndetësore. Ne kemi ngritur zërin fort për të siguruar personelin në punë.

Urdhri i Mjekut kërkon që të merren menjëherë masa për të ndaluar dhunën ndaj mjekëve.

Fatmir Brahimaj: Zëri tonë duhet të dëgjohet sa më parë dhe më shpejt nga struktura shtetërore për të bërë ndryshimet përkatëse ligjore që na janë premtuar me qëllim që ky akt të quhet vepër penale dhe të marrë dënimin e merituar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mjeket-kerkojne-masa-dhunen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended