Report TV - Pogradec/ Shembja e dherave 'gllabëron' rrugën, rrezikohet jeta e kalimtarëve

  • 5 years ago
Banorët e Pogradecit dhe jo vetëm rrezikojnë prej një viti jetët e tyre për shkak të rrëshqitjes së dherave në zonën e Unazës së qytetit, në vendin e njohur si Kalaja pranë pishave.

Kjo është një zonë e cila ka pasur herë pas here rrëshqitje të dherave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe automjeteve që përdorin këtë aks rrugor.

Bashkia e qytetit ka apeluar për ndërhyrje të menjëhershme nga organet e ministrisë pasi fondet janë të pamjaftueshme për të vënë dorë në këtë zonë.

Ndërkaq drejtoria e policisë së Korcës ka kërkuar që ky segment rrugor të bëhet me një kalim dhe ky është hapi i parë që do të kryhet.

Edhe vetë banorët janë të shqetësuar nga kjo situatë pasi masivi shkëmbor mund t?i zerë poshtë në befasi ndërsa ata kalojnë në rrugë.

Recommended