RTV Ora - Atentat kryeplakut në Gramsh

  • 5 years ago
#rtvora

Një konflikt i hershëm sipas policisë është motivi i atentatit me armë zjarri i mbrëmjes së të premtes, 12 prill, ndaj kryeplakut të fshatit Gribë të Gramshit.

Tajar Veliu 54 vjeç, u qëllua me armë zjarri në këmbë nga një person i identifikuar me incialet S. Veliu, por burimet theksojnë se ata nuk kanë lidhje gjaku.

Kryeplaku sipas policisë mori një plumb në këmbë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Policia nuk jep shumë detaje mbi motivet për shkak se ngjarja është nen hetim, por një burim tha se gjithëcka ka ndodhur për shkak të një konflikti të disa kohëve më parë për motive të dobta.

Ndërsa mbrëmjen e së premtes autori i është rikthyer ngjarjes duke shkrehur armën ndaj 54 vjecarit.

Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ka marrë me vete edhe armën e cila ende nuk është gjetur.

Policia thotë se vijon punën për kapjen e të dyshuarit ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuzat Vrasje me dashje e mbetur në tentativë? dhe ?mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gramsh-plagosi-54-vjecarin-shpallet-ne-kerkim-autori

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended