Report TV - Intervista e plotë me ambasadorin italian Alberto Cutillo

  • 5 years ago
Mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun për të çuar para reformat. Ky ka qënë apeli i Ambsadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo në një intervistë në Report Tv për gazetarin Carlo Bollino.

Diplomati italian ka kërkuar kapërcimin e krizës mes palëve, ndërkohë i sugjeron shumicës të ndërmarë masa të menjëhershme në funskion të reformës zgjedhore, për të cilat nuk ka nevojë të presë opozitën, por që do krijonin klimë besimi tek ajo për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ditë para protestës së opozitës së ditën e nesërme, ambasadori ka kërkuar që ajo të jetë paqësore, pasi çdo element dhune përbën vijën e kuqe.Ambsadori italian në Tiranë Cutillo ka thënë në intervistën e tij në Repolitix për gazetarin Carlo Bollino se së shpejti një zyrtar i GDF në ambasadë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Diplomati Italian ka thënë se shpreson që të paktën në nivel ekpsertize të ketë edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare dhe sipas tij kur të krjohet SPAK-u do të jepet një kontribut sa më i mirë.

"Ne presim që të kemi shpejt një zyrtar të GdF në Ambasadë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Shpresojmë që të paktën në nivel ekspertize të kemi edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare. Do të shohim kur Spak-u të krijohet si mund të japim një kontribut sa më të mirë", tha Cutillo.

Ambasadori Italian ka komnetuar edhe raportin mbi fenomenin e kultivimit të kanabisit, ku ka pohuar se ka patur një rënie. Cutillo tha gjithashtu se fushata e 2019 që do të fillojë në fillim të majit, do të sjellë një monitorim më të avancuar për shkak të teknologjisë inovative.

Ai komentoi edhe temën e nxehtë, luftën ndaj korrupsionit duke thënë se e gjithë reforma do të jetë e vështirë, nëse nuk do të jetë operative dhe instrumentet për ta luftuar atë nuk do të jenë të përshtatshme.

Recommended