Report Tv- Intervista e plotë me Artan Hoxhen:Ngjarja për shkak të detyrës
  • 6 years ago
Çfarë fshihet pas sulmit ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala? Krimi ngre dorën ndaj medias, ju si u njohët me këtë informacion dhe cila ishte ndjesia e parë?

Është ngjarje e rëndë. Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s?kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë. Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s?pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s?më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje.

Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë.

Policia deklaroi sot se rasti i gazetares do hetohej me metoda speciale, çfarë do të thotë?

Ka të bëjë me përgjime telefonatash të njerëzve të dyshuar, a ka pasur prezencë të tyre në atë zonë ku ndodhi sulmi. Po shikohet gjithahstu nëse ka ndonjë konflikt familjar. Në dijeninë time si babai, si nëna, e cila është e sëmurë dhe gjej rastin t'i shpreh solidaritetin tim që ta përballojnë këtë situatë, ata nuk kanë konflikte.

Shkojnë deri aty sa thonë se duke qenë se nuk është shtëpia e saj, mund të ketë pasur vëllai konflikte, apo dikush tjetër nga anëtarët...?
Recommended