Report TV -KZAZ-të fillojnë punën pa opozitën, KQZ emëron shoqërinë civile

  • 5 years ago
Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor kanë nisur punën dhe janë konstituuar në për zgjedhjet e 30 qershorit. Report TV ishte sot në mbledhjen e parë të KZAZ-së numër 39 në Tiranë, që është një nga 16 KZAZ-të e kryeqytetit. Krijimi i komisionit u ndoq nga anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi.

?Sot është një moment i rëndësishëm, pasi nisin punën komisionet e niveleve të dyta. Sot sekretari i komisionit merr në dorëzim materialet zgjedhore. Meqë kjo KZAZ është me numër tek, kryetari i takon opozitës. Ndaj në mungesë të saj, ftoj anëtarët të propozojnë zëvendëskryetarin që i takon subjektit politik, Partia Socialiste?,-tha Bledar Skënderi.

Por në KZAZ-në 39, si në të 90-të KZAZ-të në mbarë vendin, mungon gjysma e anëtarëve, atyre që Kodi Zgjedhor ja jep PD-së dhe LSI-së. Në mungesë të tyre, KQZ ka emëruar pas aplikimeve dhe përmes shortit një anëtar nga shoqëria civile, aq sa mjafton që mbledhjet të jenë të vlefshme.

?Pas problematikës së njohur, të mungesës së propozimeve nga opozita, KQZ pasi ka bërë thirrje publike, ka caktuar përmes shortit një anëtar kryesisht nga shoqëria civile për të bërë të mundur vendimmarrjen e Komisioneve Zonale. Në KZAZ 39 është caktuar znj. Irisa Bilbilaj?,-tha Skënderi.

PD dhe LSI nuk i kanë dorëzuar emrat e tyre të komisionerëve, por Kodi Zgjedhor ju lë atyre hapësirë që t?i sjellin emrat edhe në momente të mëvonshme përmes procedurës së zëvendësimit, nëse arrihet një marrëveshje politike.

Recommended