Stop - Novosele, 20 vjet martuar, por gjendja civile nuk ka bere akt martese! (05 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronukë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-152-sezoni-4-2/

Sotire Germeni dhe Petraq Marku, dy të moshuar nga Novosela, kanë lidhur krushqi 20 vjet më parë, kur në Korrik të vitit 2008, djali i Sotires dhe vajza e Petraqit u lidhën me martesë.

Qysh atëherë, çifti është bërë me 3 fëmijë dhe jetojnë në Greqi. Por ata dhe prindërit e tyre përballen me një problem, që nuk po e zgjidhin prej 20 vjetësh.

Zyra e Gjendjes Civile Novoselë nuk ka bërë një akt martesor dhe sot ata rezultojnë beqarë. Nga Novosela, Sotirja thotë se e dërgojnë në Vlorë dhe nga Vlora në Novoselë.

Në këto kushte, çifti është në prag të ndarjes.

Dy krushqit bisedojnë me punonjësen e zyrës së Gjendjes Civile Novoselë, Margarita Anastasi dhe ajo i thotë që duhet të shkojnë në Vlorë.

Nga ana tjetër, Laura Gjondeda, specialiste e zyrës së Gjendjes Civile Vlorë sqaron se në bazë të arkivave, akti duhet të jetë në Novoselë, aty ku është bërë celebrimi. Pas gjithë kësaj katrahure të panevojshme, zonja Gjondeda shprehet se çështja mund të zgjidhet vetëm me gjyq.

Teksa tregojnë problemin e fëmijëve të tyre, dy krushqit nuk e kursejnë talljen për këtë situatë, duke kërcënuar me humor se do të ndajnë fëmijët.

?Kam 20 vjet që është martuar djali dhe figuron pa akt martese. Edhe krushkut unë do ia ndaj vajzën, sepse nuk e zgjidh dot këtë problem?, tregon zonja Sotire Germeni.

?Është gabimi i gjendjeve civile që nuk e kanë shkruar numrin e aktit. Nuk e kanë bërë të rregullt celebrimin?, thotë zoti Petraq Marku.

?Celebrimi ka ndodhur në 1999. E kemi fejuar djalin, bënë celebrimet dhe iku djali tutje. Krushku më dha certifikatën martesore. E mora vajta në Vlorë, ma regjistruan. Kur vajta që të kërkoja certifikatë martesore, më thonin që nuk ke aktin e martesës. Vija këtu kjo më thoshte që e ke bërë celebrimin në Vlorë. ?Moj zonjë është bërë këtu?. ?Jo është në Vlorë?? Kam 20 vjet dhe nusja është me 3 fëmijë. Po unë krushkut nuk ia kam borxh, unë do t?i them djalit. Djali është bërë gati për ta ndarë nusen??, shton më tej zonja Germeni.

Vetëm për këtë punë?

?Po kemi 20 vjet, vdiqëm mbaruam? Le ta martojë me një tjetër?.

Po tani ti djalin e ke të martuar apo beqar?

?Beqar figuron?...

Recommended