Report TV - Tkurret Kukësi, Gjendja Civile: Brenda 20 viteve përgjysmohet popullsia

  • 6 years ago
Numri i banorëve në Kukës po bie vit pas viti për shkak të lindjeve të pakta. Ekonomia dhe emigracioni janë shkaqet kryesore pse familjet kuksiane, hezitojnë të lindin shumë fëmijë.

Unë kam qenë 17 vetë në familje. Sot ka lindje shumë pak. Njerëzit nuk kanë gjendje ekonomike që të lindin fëmijë . Fëmijët që ti lindish duhen ruajtur.S?kanë gjendje ekonomike njerëzit, duhen kushte, shkollë e shumë gjëra.

Banori
Edhe në maternitetin e Kukësit dhe konsultoren e gruas të dhënat e bluzave të bardha flasin për rënie të numrit të lindjeve. Ata thonë se lindjet pas viteve 90, janë përgjysmuar, madje me trend rënës, por është rritur shumë edhe mosha e krijimit të familjes dhe e nënave që lindin fëmijë.

E vërtëta është se lindjet pas vitit ?90 kanë pasur ulje në mënyrë graduale. N.q.se deri në vitin 90 ne kishim mesatarisht 1200 lindje në vit, tani në kushtet e maternitetit kemi më pak se gjysma. Rallë takojmë nëna me 4-5 fëmijë. Të ralla janë lindjet në moshat 20-25 vjeç krahasuar me vite më parë.

Han Bajra mjek gjinekolog
Ndër vite lindshmëria ka rënë. Mund të themi 50-60 lindje për qytetin. Dhe janë shumë faktorë. Një nga faktorët madhorë është lëviza e çifteve të reja dhe popullatës me moshë të re në perendim.Zhvendosjet demografike nga Kukësi në vendet e tjera të Shqipërisë. Plus ëshë faktorët social-ekonomik që nuk duhen nëvlerësuar.Para 20 vitesh çiftet e reja dhe lindshmëria ishte në moshën 22-23 vjeç, kurse sot 25- 30 vjeç dhe ky është një ndër faktorët që ndikon.

Nertila Sula, mjeke e konsultores së gruas në Kukës.

Recommended