“Illyrian Guard”, një polici private e krijuar nga shteti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shoqëria tregtare ? Illyrian Guard ? që do të zotërohet 100 % nga shteti, sipas ministrisë së brendshme do të jetë një strukturë që do të rrisë standardin e cilësisë në tregun e sigurisë dhe rendit publik.Zv/ministri Julian Hodaj thotë se ? Illyrian Guard ? do të jetë një shoqëri që do të ruajë kryesisht institucionet shtetërore ndonëse në VKM që kaloi në qeveri, përcaktohet qartë se shërbime kundrejt pagesës, mund t?i ofrohen edhe subjekteve private.Julian Hodaj: ?Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit?.Sipas Hodajt, ngritja e kësaj shoqërie do të kurseje nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë për ruajtje e institucioneve dhe nga ana tjetër ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit.

Recommended