Veliu “shkund” komisariatet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisariatet e policisë, në shumicën dërrmuese të vendit do të kenë shefa të rinj. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka firmosur lëvizjet e fundit të cilat pritet të pasohen edhe me ndryshime të tjera në rang drejtorësh në qarqe.Sipas burimeve Veliu ka emëruar shefa të rinj, në komisariatin e Fierit, Lushnjes, Peqinit, Mirditës, Durrsit, Elbasanit , Beratit dhe Shkodrës por edhe në disa zona të tjera. Po ashtu në ditët në vijim priten lëvizje edhe në komisariatet e kryeqytetit , ku dy prej tyre aktualisht drejtohen nga të komanduar. Lëvizjet e Veliut vijnë në një kohë kur situata e kriminalitetit paraqitet e rënduar.Pak ditë më parë pas vrasjes së vëllezërve Bilali, drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi. Të njëjtin fat pak javë më parë e pati edhe drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj i cili u zëvëndësua nga Rebani Jaupaj. Lëvizjet në strukturat vendore vijnë 3 muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit por behen edhe për tu dhene zgjidhje problematikave te konstatuara gjatë 2018-es dhe tremujorit të parë këtij te ketij viti.

Recommended