RTV Ora - Kapen 151 kg drogë në Shkodër, pranga 3 personave
  • 5 years ago
#rtvora

Janë kapur 151 kg drogë në Shkodër. Lënda narkotike e llojit marijuanë u gjet brenda një makine tip furgon me targa malazeze, e cila ishte futur në vendin tonë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona, shtetasit me iniciale K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër, R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi dhe M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi.

"Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon ?Volkswagen? me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,"-raporton policia.

Policia sekuestroi edhe 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-kapen-151-kg-droge-ne-dy-automjete

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended