RTV Ora - U kapën me 205 kg drogë, dalin para gjykatës 5 të arrestuarit në Shkodër

  • 5 years ago
#rtvora

Kanë dalë sot para gjykatës së Shkodrës 5 personat nga Malësia e Madhe të arrestuar për 205 kg drogë.

Operacionit policor antidrogë i koduar "Prekalori" u zhvillua në datën 3 korrik.

Nga operacioni u arrestuan:

?Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);

?G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale ?Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror?. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);

?K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);

?E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);

?Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një furgon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? dhe "Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-kapen-me-205-kg-droge-dalin-para-gjykates-5-te-arrestuarit-ne-shkoder

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended