RTV Ora - Halimi: Venezia paralajmëroi se Vetingu do kontrollohej nga pala që kishte pushtetin

  • 5 years ago
#tvora #intervista
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi procesi i vettingut kontrollohet nga qeveria. I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, ai tha se sot kontrollohet nga Rama nesër do të kontrollohet nga Basha kur të marrë qeverinë. Ai tha se ky proces po ecën me dy standarde.

Eduard Halimi: Komisioni i Venecias në dhjetor 2015, në paragrafin 100 thoshte dy pritshmëri që do kishte procesi i vettingut. E para do të sillte turbulencë në sistemin e drejtësisë, kjo nuk ishte negative. Dhe pritshmëria e dytë që e thoshte Komisioni i Venecias ishte se procesi i vettingut si një proces unik, kishte rrezikun të kontrollohej nga pala që kishte pushtetin. Fatkeqësisht po ndodh! Komisioni i Venecias thoshte do ta kontrollojë pala që do të ketë qeverinë. Kjo do të thotë që do ta kontrollojë pala që ka qeverinë sot, por ekziston potenciali që ta kontrollojë edhe pala që do ketë qeverinë nesër. Pse ? Sepse ka komponentë te vetët që varen drejt përdrejt nga kryeministri sot e ka emrin Edi Rama, nesër do ta ketë Lulzim Basha. Pra varet nga vullneti i kryeministrit për të ndërhyrë në proces. Nuk ka ndonjë dyshim të madh, që procesi ka standardet e veta, pra nuk po ecën me një standard, por me dy standarde.
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended