Grabiti dy karburante sot në Vlorë, kishte 20 ditë që kishte dalë nga burgu, momentet kur arrestohet

  • 6 years ago
VLORË - Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier nga një person i maskuar dhe i armatosur. Grabitja e parë ka ndodhur në orën 05:53 minuta në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës. Grabitësi i maskuar dhe me një armë zjarri në dorë i është drejtuar pikës së karburantit në pronësi të F.S dhe ka marrë paratë që ndodheshin në arkë. Më pas ai ka grabitur edhe një pikë tjetër karburanti, duke marrë gjithashtu xhiron ditore. Autor i grabitjeve është identifikuar Mariglen Mustafaj, nga Berati, i cili është arrestuar disa orë më pas.

Report Tv mëson se se grabitësi kishte dalë nga burgu 20 ditë më parë. Ndërsa tashmë do t'i duhet t'i drejtohet sërish qelive për t'u përballur me akuzat e grabitjes nën kërcënimin e armës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Në vijim do t'ju bëjmë me dije detaje të tjera.

Recommended