Përplasje për shtatoren e Skënderbeut në Lezhë, specialisti i trashëgimisë: Ka mbetur në magazinë

  • 5 years ago
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t?i shtohej edhe një tjetër statujë monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Para tri muajsh kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin e fitoi skulptori Ardian Pepa. Ai punoi intensivisht për këtë projekt, sepse në datë 2 mars të këtij viti në kuadër të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, statuja monumentale të vendosej në sheshin kryesor të qytetit, ?Gjergj Kastëriot Skënderbeu?. Por, vetëm një dita para inaugurimit të veprës, që realizohej me mbështetjen e donatorëve dhe të bashkisë së këtij qyteti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shemb dy shkallët e para, mbi të cilat do të vendosej bazamenti.

?Në fakt, është menduar shumë gjatë për konkurisn. Por, erdhi momenti, që u bë edhe unë fitova (dhjetor 2018). Ndërsa, pjesa e realizimit ka qenë në një kohë shumë të shkurtër, deri në datë 2 mars. Ka qenë një punë shumë impenjative. Duhet që të bëhej ndryshe, ngasa është bërë deri tani. Erdhi momenti i montimit. Në momentin që ne kishim çdo gjë gati, mësuam se nisi të prishej bazamenti. Kjo punë na ra si bombë, sepse artisti kur mbaron veprën dëshiron, që ta shikojë në shesh?, shprehet skulptori i veprës Ardian Pepa.

Ndërsa, reagimi i parë i ministrisë së Kulturës do të ishte në datë 19 shkurt. Në të do të shkruhej se:?Më datë 19.02.2019 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër konstatoi kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Bashkisë Lezhë në sheshin ?Gjergj Kastrioti? dhe mori masat për pezullimin e çdo punimi deri në marrjen e miratimit pranë instancave përkatëse?.

?Kërkesën e parë ne ua kemi dërguar me vonesë, pas kësaj u prish bazamenti dhe u kemi dërguar dosjen e plotë. Në datën 12 mars ishte takimi i parë me Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, mbledhje e posaçme për vendin se ku do të vendosej shtatorja. Gjatë takimit, pjesa tjetër (MK) ishte që ta vendosnim në hyrje të qytetit të Lezhës. Domethënë Gjergj Kastriot Skënderbeun ta vendosim në periferi të qytetit. Gjatë këtij takimi debatuam, se kjo ide është një turp. Ramë dakord, që të vendosej diku në qendër të qytetit, në sheshin ?Gjergj Kastriot Skënderbeu?, por kurrsesi ata nuk pranuan në zonën që kërkojmë ne, në zonën A. Gjatë këtij takimi të parë nuk u vendos asgjë, mbledhja u shty për të nesërmen, se nuk ishte as ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Të nesërmen u shty sërisht, ndërsa takimi i dytë u bë në datë 19 mars. Ishte e pranishme edhe vet ministrja, e cila mbajti një qëndrim të mirë në raport me drejtuesit e tjerë, në mbledhjen e parë. Por as aty nuk u vendos asgjë?, thotë specialisti i Trashëgimisë në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi.

Recommended