RTV Ora - Veliaj: Jemi afër rekordit tonë të mbjelljes së pemëve

  • 5 years ago
#rtvora

Bashkia vijon me nismën e mbjelljes së pemëve në kryeqytet. Kësaj radhë aksionit i janë bashkuar edhe bizneset, çka për kryebashkiakun Veliaj tregon përgjegjshmërinë komunitare të kompanive dhe garanton një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

Aksionit të mbjelljeve të pemëve në Parkun e Liqenit në Tiranë, i janë bashkuar edhe dhjetëra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se një qytet bëhet më i mirë kur të gjithë kontribuojnë për të.

?Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi?, tha Veliaj.

Angazhimi në një aksion të tillë sipas Veliajt, tregon përgjegjshmërinë komunitare të kompanive dhe garanton një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

?I jam sot shumë mirënjohës shumë kompanive të tjera që janë bërë pjesë e këtij sprinti për të mbjellë pemë. Kush mbjell pemë, e sigurt që nuk këput pemë dhe kush mbjell pemë, e sigurt që ndihmon dikë në nevojë; Kur çdo kompani merr kohë nga dita e vet e punës për këtë projekt emancipimi, do të thotë që Tirana e ka të ardhmen e sigurt dhe shumë më të mirë se ajo që kaloi?, u shpreh kryebashkiaku.

Aksioni i mbjellës së pemëve është përqendruar në zonën jugore të Parkut të Liqenit, e cila para dy vitesh shërbente si vend për grumbullimin e mbetjeve urbane. Tanimë kjo pjesë e Parkut po shndërrohet dita-ditës në një nga zonat më të parapëlqyera për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-jemi-afer-rekordit-tone-te-mbjelljes-se-pemeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended