RTV Ora - Spiropali: Opozita po bën harakiri kolektive

  • 5 years ago
#rtvora

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se opozita po bën harakiri kolektive.

Gjatë fjalës në Kongresin e PS, ajo theksoi se: "Sot e gjithë vëmendja për të tashmen dhe ardhmen është këtu, për çfarë ndodh dhe pritet të ndodhë në Shqipëri. Sepse ne në ndryshim nga kundërshtarët tanë që bëjnë harakiri kolektiv kurrë nuk arratisemi nga përgjegjshmëria, nuk u bëjmë bisht punëve, nuk u fshihemi detyrave, nuk braktisim betejën dhe kurrë dhe për asnjë çast nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar."

Ministrja ftoi opozitën në 'fushëbetejën' e zgjedhjeve.

Elisa Spiropali: "O të keqkuptuar pushteti nuk merret me pazar as me dhunë, por me votë dhe vetëm me votë. Shihemi në zgjedhjet lokale të qershorit ku do iu marrim edhe bashkitë që mbani peng. Ju presim në fushëbetejën e zgjedhjeve të 2021, ku ne me Edi Ramën në krye përsëri do ju mundim. Deri atëherë hiqni dorë nga marrëzitë me dhunë dhe përpjekjet për të marrë pushtet në tavolinë. Nuk ka budallenj që t'ju besojnë."

Ndërsa theksoi se opozita po i hedh tonelata baltë në fytyrë Shqipërisë me braktisjen e detyrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/spiropali-opozita-ne-harakiri-kolektiv

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended