Ora News - Anulohet TEC i Vlorës

  • 5 years ago
#oranews

Një tjetër projekt i rëndësishëm energjetik siç është dhënia me koncesion i termocentralit të Vlorës është pezulluar. Kjo evidentohet në të dhënat e publikuara prej agjensisë së prokurimeve publike, ndërsa tenderi do të duhej të zhvillohej në datën 10 mars.

Përfundimi i gazsjellësit TAP u pa si një mundësi e mirë për vënien në punë të këtij projekti i cili është ndërtuar që në vitin 2011 por nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të kostos së lartë. Tec Vlora u vizitua në terren nga 27 kompani rreth 2 muaj më parë të cilat shprehën interes për këtë projekt. Ashtu si edhe për raste të tjera, përgjatë këtyre tre muajve kur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është vendosur Belinda Balluku, edhe për këtë rast nuk është dhënë asnjë shpjegim në lidhje me pezullimin e këtij tenderi i cili gjithashtu u reklamua nga qeveria Rama.

Termocentrali i Vlorës synohej të jepej me koncesion për një periudhë 20-vjeçare me vlerë investimi prej 58 milionë eurosh.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Damian Gjiknuri synonte të implementonte projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, duke përfshirë një degëzim të tubacionit të gazit Fier-Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anulohet-tec-i-vlores

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended