SHBA “shkund” opozitën: Zgjedhjet e 2017 të ligjshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës që të vetëpërmbahet në protestën e të shtunës dhe të evitojë dhunën.Në një deklaratë në ?Facebook?, ambasada e SHBA thekson se njeh zgjedhjet e vitit 2017 dhe qeverinë aktuale ndërsa I bën thirrje deputetëve që hoqën dorë nga mandatet që të lënë rehat pjesën tjetër që të punojë për vendin.Ambasada vlerëson ecurinë e deritanishme të reformave duke theksuar se qeveria duhet të vijojë punën në mënyrë që në qershor të marrë një përgjigje pozitive nga BE.?Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian?

Recommended