Një pemë për familjaret e tu, vijon fushata e gjelbërimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbjellja e një peme për të përkujtuar të afërmit që nuk jetojnë më, është bërë pjesë e nismës se bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin. 14 fidanë iu shtuan parkut të liqenit nga një prej këshilltarëve bashkiakë.?Ka disa njerëz që mendojnë se detyra mbaron kur pjesa formale dhe burokratike është kryer, pra kur mbarojnë vendimet e Këshillit Bashkiak. Por, një këshilltar i mirë dhe një qytetar i mirë është kur vepron si Genci, që e sheh detyrën e një këshilltari bashkiak në çdo cep të jetës së tij.?Sipas Veliajt, mbjellja ë një pemë për të përkujtuar një të afërm është një hap pozitiv që po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje.?Ka njerëz që investohen në varre milionëshe, në mermer, në llaç, në tulla, në gardhe, në shtesa qoftë edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Ka disa njerëz të tjerë që e bëjnë me dinjitet, e kujtojnë të dashurin e tyre, të afërmin e tyre duke mbjellë një pemë, që do të jetojë në përjetësi, një pemë që do të jetë këtu për nipëra dhe për mbesa, që do ju kujtojë gjyshin e tyre, por mbi të gjitha do t?u kujtojë atyre që të gjithë kemi hedhur rrënjë në këtë qytet?Bashkia synon që këtë ta mbyllë sezonin e mbjelljeve të këtij viti me 100 mijë pemë më shumë.

Recommended