Veliaj mbillen pemë te kodrat e liqenit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fushata e bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë. Një grup motoristësh kanë dhuruar pemë duke shtuar gjelbërimin ne parkut e Liqenit Artificial.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi anëtarët e këtij grupimi të apasionuar pas motorëve për përgjegjësinë sociale të treguar ndaj komunitetit dhe qytetit. ?Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga ?Steelwings?. Janë çuna jashtëzakonisht me pasion, që kanë një klub motoristësh dhe i janë përgjigjur thirrjes sonë se kush ka një motor ose një makinë, duhet patjetër të mbjellë një pemë, që të kompensojë karburantin që harxhon. Më vjen mirë që ?Steelwings?-at e kanë marrë seriozisht dhe për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë?, theksoi Veliaj.Veliaj ftoi të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e kësaj fushatë të kontribuojnë . Ndërkohë kryebashkiaku paralajmëroi nisjen e një tjetër fushatë në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë.?Duam të nisim një fushatë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të motorëve, sidomos ata që shpërndajnë ushqime, për të respektuar rregullat e trafikut, për të siguruar fillimisht jetën e tyre, dhe pastaj për të thyer rekordet e çuarjes së ushqimit në destinacion. Një qytet ku të gjithë punojnë më shumë për sigurinë në rrugë qoftë të atyre që janë mbi mjete apo të atyre që janë këmbësorë është një qytet miqësor për të gjithë?, tha Veliaj.Nisma pritet të konkretizohet në të ardhmen me përcaktimin e ditëve të veçanta ku do të ndalohet përdorimi i automjeteve.
Recommended