Report TV - Ekskluzive/ Flet djali i Sokol Olldashit: Në gjurmët e babit tim, edhe unë në politikë

  • 5 years ago
Glauk Olldashi është vetëm 19 vjeç, por me një dëshirë të madhe për të marrë pjesë e për të folur mbi politikën shqiptare. Djali i madh i Sokol Olldashit, në këtë intervistë të tij të parë për një media, vlerëson në këndvështrimin e tij eksponentët kryesorë të politikës tonë.

Glauku është i matur. Nuk ka asnjë fjalë të tepërt apo të pamenduar mirë për askënd. As për Lulzim Bashën, as për Edi Ramën, as për Monika Kryemadhin apo liderin historik të PD, Sali Berishën. E shohim ndryshe nga çka jemi mësuar të lexojmë e të dëgjojmë në arenën e Tiranës. Glauku nuk sulmon, nuk ofendon, por vëzhgon në pritje për të vepruar. Ky 19 vjeçar, në dëshirën e tij për të kontribuar aty ku gjërat i la në mes babai i tij i dashur, mbart në vetvete trashëgiminë politike nga i ati, apo nga familja Olldashi, të cilën dy gra të forta, gjyshja e tij Kozeta dhe mamaja Enkeleda, sot drejtojnë.

Ju jeni djali i njërit prej liderëve historikë të Partisë Demokratike, që ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor. Le ta nisim nga jeta juaj aktuale: Ku banoni dhe me çfarë merreni saktësisht?

Fillimisht dua t'ju falenderoj per ftesën. Aktualisht banoj në Angli dhe po vazhdoj studimet në degën Ekonomi Politike.

Deri më sot, ju nuk keni ndërhyrë kurrë në debatin politik shqiptar. Kur e pranuat këtë invervistë, u befasova t?iu dëgjoja të shpallnit synimin për të zbritur në fushë. Çfarë keni saktësisht ndër mend dhe si mendoni ta konkretizoni këtë angazhim tuajin në politikë?

Kjo është e vërtetë. Gjithmonë e kam pasur politikën pasion dhe e kam ndjekur nga afër ndonëse nuk jam prononcuar publikisht. Arsyeja pse kam vendosur të angazhohem politikisht është për shkak të situatës delikate në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Gjithashtu e shoh të udhës që brezi i ri të angazhohet për të ofruar zgjidhje të reja problemeve të vjetra që e kanë shoqëruar vendin tonë. Në politike fjala është shprehje e mendimit dhe ajo vjen pas tij. Babai im e kishte vërtet këtë armë dhe ngelet për t'u parë nëse fjala ime ka apo do të ketë peshën e duhur në mjedisin politik shqiptar.

Konkretisht, ju mendoni të lini Londrën e të ktheheni të jetoni në Shqipëri, për t?u angazhuar direkt në jetën politike shqiptare?

Kam pasur gjithmonë në plan që të kthehem në Shqipëri pas studimeve. Situata e tanishme politike në vend padyshim më ka shtyrë edhe më shumë që ta konkretizoj këtë vendim.

Kjo është një ide që e bluani prej kohësh? Dhe përse keni vendosur pikërisht tani ta hidhni këtë hap?

Sinqerisht, nuk e di se sa duhet të jem i vërtetë tek kjo përgjigje. Nuk është një ide, apo mendim ...është një ndjesi, që duhet të ketë qenë kaherë brenda meje, edhe pse nuk e kam ndarë me shumë njerëz. Besoj se është një kombinim i situatës politike dhe pasionit tim të hershëm

Keni biseduar për këtë ide me nënën dhe familjen tuaj? Çfarë mendojnë ata?

Padyshim që e kam biseduar me ta dhe kam mbështjetjen e tyre të plotë për të kontribuar në sferën politike shqiptare.

Keni mbajtur dhe keni kontakte me miq të bab...

Recommended