Tuzi, mes fitores historike dhe sfidave
  • 5 years ago
Festa vazhdon prej të dielës. Shqiptarët e Tuzit pritën 62 vjet për të udhëhequr komunë e pavarur nga Podgorica.

Ia besuan drejtimin e komunës, Nikë Gjeloshajt, kreut ?Alternativës shqiptare?, i cili pret votimin nga Këshilli i dalë nga zgjedhjet. Ai e di se fitorja historike, kërkon edhe sfida të mëdha. Ashtu si për fitoren edhe për përmbushjen e premtimeve, tre partitë shqiptare besojnë te uniteti.

Fitorja e partive shqiptare për të udhëhequr komunën e plotë të Tuzit, ka rritur shpresat e shqiptarëve se problemet e tyre reale do të marrin zgjidhje. Problemet janë punësimi dhe emigracioni. E që rinia të mos e kalojë kohën kafeneve apo pikave të basteve. Nga këto të fundit, vetëm në qendër numërohen 25. Sfida është gjithëpërfshirëse. Zhvillimi përfshin të gjitha komunitetet, pa dallim mes etnive edhe pse fitorja e shqiptarëve nuk është pritur aq mirë nga malazezët.

Pashko Dedvukaj e ka lënë mënjanë pasaportën amerikane dhe i është përkushtuar vreshtarisë. Ka 13 hektarë dhe beson se udhëheqja e re do të zgjidhë mjaft nga problemet e fermerëve.

Në 4 vitet e ardhshme kjo Trevë e Malësisë do të flasë shqip zyrtarisht.

Edhe gjuha është pjesë e ndryshimit që solli vota e shqiptarëve të bashkuar më 3 Mars, si për t?i dëshmuar shkrimtares anglezes Edit Durham se BESA që gjeti në këto vise vazhdon të punojë në favor të atyre që kanë atë.

Tv Klan
Recommended