Tempora Show – ‘Tomi dhe Keli’

  • 5 years ago
#oranews #tempora #enkeldemi

Emri i autorit misterioz 'Tom Kuka' filloi të përmendej në media dhe mes lexuesve pas botimit të librit të tij të parë ?Hide mbi kalldrëm?.

Dëshira për zbulimin e identitetit të tij erdhi pas publikimit të librit të dytë ?Gurët e Vetmisë?.

Pas dy librave të mrekullueshëm qëndronte moderatori, gazetari dhe shkrimtari i njohur Enkel Demi.

I ftuar në emisionin 'Tempora', ai rrëfeu detajin që dekonspiroi Tom Kukën dhe kush ishin dy personat e parë që e zbuluan.

Sonila Meço: Si ishte dita e parë kur u zbulua identiteti yt? A e mban mend atë moment?

Enkel Demi: Që ma zbuloi dikush apo që e zbulova vetë?

Sonila Meço: Mi thuaj të dyja

Enkel Demi: Që ma zbuloi dikush ka qenë zbavitje. Kanë qenë shumë, por dy persona mendoj se më zbuluan të parët. Ishte Blendi Salaj dhe Iva Tiço. Të dy kanë ngulmuar jashtëzakonisht. Më merrnin në telefon botuesen.

Sonila Meço: Cili ishte detaji që e dekonspiroi Tom Kukën

Enkel Demi: E dekonspiroi dedikimi në faqen e parë. Sepse kur bëj një parathënie të librit, mendova se kush do e zbulojë do e pranojë. Nuk është se doja të luaja me enigmën e Tom Kukën. Në momentin që u zbulua e pranova. Nuk është se rezistova shumë për ta bërë këtë gjë.

Sonila Meço: Dhe dita e parë kur u vetë-deklarove?

Enkel Demi: E kam bërë tek Fevizu. Unë bëra zbulimin mediatik sepse pjesa më e madhe e lexuesve e dinin se kush isha unë, qarkullonte në rrjet, kudo. Ishin bërë shkrime në portale. Kishte disa që zbuluan Tom Kukën por nuk i kishin lexuar librin. Unë kisha hallin të lexonin librin, jo të zbulonin kush ishte.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/si-u-zbulua-identiteti-i-dyfishte-i-enkel-demit-detaji-qe-dekonspiroi-tom-kuken
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended