Ora News - FSHF dhe Arbitrat paralajmërim urgjent: Policia në stadium ose ndërpresim kampionatin

  • 5 years ago
#oranews

Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit kërkojnë urgjentisht kthimin e policisë në stadiume.

Nëse nuk kthehet policia Federata paralajmëron se do shikojnë shumë seriozisht ndërprerjen kampionatit.

Ndërsa Shoqata e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit paralajmërojnë se mund të marrin dhe masa ekstreme deri në bojkotimin e aktivitetit.

Një situatë e tillë ndodh pas sherrit të ndodhur në fund të takimit Kamza-Laçi, ku u godit gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti

Tahir Kastrati: "Jeta e gjyqtarëve është në rrezik. Ne si Shoqatë e Bashkimit të Albitrave të Futbollit Shqiptar kërkojmë me forcë që të bëjmë çmos për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj arbitrave, që sa vjen e përsëritet e thellohet. Kjo vjen si rrjedhojë e veprimeve e mos veprimeve të policisë në stadiume. Të shqetësuar dhe të pambrojtur kërkojmë urgjentit të rikthehet policia në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngarjeve të tilla të shëmtuara. Mund të marrë dhe masa ekstreme deri në bojkotimin e aktivitetit nëse nuk merren masa për të shmangur ngjarje të tilla të rëndomta që rrezikojnë jetën e njeriut".

Ilir Shulku: "Nëse situata do vazhdojm do shikojmë seriozisht ndërprerjen e kampionatit. Shpresojmë që situata të mos agravohet por është e pamundur. Nëse policia nuk do të ketë reagim do të shikohet me shumë seriozisht vazhdimi ose ndërprerja e kampionatit".

Shulku foli dhe për selektivitet të policisë "Ka ndeshje ku hyjnë policët ju e dini mirë. Ka ndeshje sa të doni ku policia hyn brenda dhe shkel kligjin. Bën selektivitet"

Të dielën e 3 marsit u arrestuan 4 persona, të cilët mendohet se kanë lidhje me sherrin e ndodhur në fund të takimit Kamza-Laçi, ku u godit gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit, Naim Qarri President i Klubit Kamëz; - A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; - A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz; - E.Gj., tifoz.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fshf-dhe-albitrat-paralajmerim-urgjent-policia-ne-stadium-ose-nderpresim-kampionatin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended