RTV Ora - Asambleja e FSHF-së/ Ndryshon e drejta televizive, përjashtohen disa klube

  • 5 years ago
#rtvora

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme ku u morën disa vendime të rëndësishme. E drejta televizive ka pësuar ndryshim të qenësishëm. Nga sot FSHF do të jetë pronare e vetme pa klubet, pasi përfaqësuesit e tyre ishin pro propozimit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që u mor në Asamble ishte në favor të futbollistëve. Nëse vonesat e pagave kalojnë 30 ditë nga 3 muaj që ishte më parë, klubet do të sanksionohen nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.

Gjatë Asamblesë u përjashtuan disa anëtarë dhe u shtuan të tjerë. Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj. Ndërkohë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora dhe Olimpik janë përjashtuar.

Vora, Himara, Shoqata e minifutbollit, Elbasani, Kamza, Sukthi dhe Mamurrasi janë klubet qe nuk paraqitën dokumentet per të marrë pjesë. Gjithashtu në Asamble u votua edhe për ndryshimet në Kodin e Disiplinës dhe Kodin e Etikës. Ndërkaq ndryshime u bënë edhe në Rregulloren për Statusin e Lojtarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/asambleja-e-fshf-se-ndryshon-e-drejta-televizive-perjashtohen-disa-klube

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended