Ora News - Balla paralajmëron Bashën: Drejtësia e re do të rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit
  • 5 years ago
#oranews

Edhe pse kryeministri Rama i ka ndaluar deputetët e tij të dalin në përballje televizive me deputetët e dorëhequr të PD-së, nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat në distancë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nga Gramshi paralajmëroi Bashën dhe Berishën se drejtësia e re do të rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit.

Taulant Balla: Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë, me bomba molotov institucionet e shtetit nuk kanë të bëjnë me ne, kanë të bëjnë me hallet e tij me drejtësinë. Një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do të rihapë njëherë e përgjithmonë të gjithë dosjet e korrupsionit.

Taulant Balla i bëri thirrje votuesve të opozitës që të bashkohen me Partinë Socialiste, pasi sipas tij kanë mbetur të papërfaqësuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-paralajmeron-bashen-drejtesia-e-re-do-te-rihape-te-gjitha-dosjet-e-korrupsionit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended