RTV Ora - Balla-Murrizit: Harroje ti që mund të kem dashuri për Luzlim Bashën!

  • 5 years ago
#rtvora
Duke replikuar me deputetin Myslym Murrizi rreth ftesës së mazhorancës për opozitën jashtë Kuvendit lidhur me reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha ky është një obligim dhe jo dashuri për Lulzim Bashën.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla akuzoi PD se nuk ka dashur dhe nuk do votën e emigrantëve.

Teksa kujtoi se në komision i është lënë vendi bosh, Balla ishte i qartë se nëse refuzojnë reforma zgjedhore do të bëhet dhe pa ta.

Taulant Balla: Zoti Murrizi ua kemi thënë partisë nga e cila vini kemi pasur vetëm një çështje kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Nuk ka PS kushte për reformën zgjedhore. Votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë. Paraardhësit tuaj nuk e kanë bërë, nuk janë dakord që të votojnë shqiptarët jashtë, shpresoj që ju të jeni dakord për këtë çështje.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR janë detyrim. Edhe teksa presim 17-18 tetorin, padyshim që adresimi i plotë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të jetë supnota e vendimit të tetorit shoqëruar dhe me çështje të tjera si implementimi i reformës në drejtësi. Historikisht teksa janë bërë reforma zgjedhore në këtë vend është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare, merren për bazë rezultatet e fundit ku PD-LSI rezultojnë parti parlamentare.

Harroje ti që mund të kem dashuri për Luzlim Bashën, gjëja e fundit që mund të më akuzosh kjo është. Por kam respekt për historinë politike të këtij vendi dhe vijueshmërinë e komukimit dhe dialogut politik gjithëpërfshirës. Në këtë këndvështrim në komisionin e reformës i është lënë dhe një karrige bosh PD për të ushtruar të drejtën e saj për të bërë propozime. Nëse ata nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma zgjedhore do të mbetet peng. Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni sa më shpejt komisionin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-murrizit-harroje-ti-qe-mund-te-kem-dashuri-luzlim-bashen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended