Mall dhe lot, BOOM "bashkon" vajzën me nënën biologjike 3 vjet pas birësimit

  • 5 years ago
#oranews #BOOM

Emisioni "BOOM " në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme dramën e një familje nga Divjaka, që për shkak të varfërisë dhe sëmundjes është detyruar të japë për birësim një nga dy vajzat. Tre vite pas birësimit, nëna me lot në sy, kërkon të bjerë në kontakt me vajzën për ta takuar apo qoftë dhe për ti dëgjuar zërin. Falë punës kërkimore të gazetares së "BOOM" gruaja mundi të shohë përmes fotove vajzën që i dha jetë por fati nuk deshi të jenë bashkë.


Historia që nisi në 2010

Rajmonda Jaliq, banuese në Divjakë dhe është nëna e dy vajzave. Kur ishte shtatëzanë me vajzën e dytë gjatë vitit 2010, shëndeti i saj filloi të përkeqësohet dhe mundësitë që ajo të ecte ishin të pakta.

Në këto kushte Rajmonda vendos që për 3 vite vajza e saj të qëndronte në Shtëpinë e Fëmijëve dhe më pas ajo do ta merrte në shtëpi. Gjatë këtyre viteve nëna shkonte shpesh për të takuar vajzën, njëkohësisht e merrte gjate fundjavës edhe në shtëpi.

Pas 3 viteve Rajmonda diagnostikohet me tumor në gji dhe ju desh ti nënshtrohet një ndërhyrje të rënde kirurgjikale.

Kjo ishte arsyeja se përse vendosi që ta linte edhe për disa kohë vajzën në Shtëpinë e Fëmijëve, pasi gjendja e saj shëndetësore dhe ekonomike ishte tejet e vështire.

Rajmonda tashmë e kishte të pamundur që të ecte dhe përfundoi në një karrocë me rrota, ndërkohë që seancat e kimio-terapisë ia kishin dobësuar tej mase sistemin imunitar.

E gjendur përballe kësaj situate në tetor të vitit 2015, Rajmonda së bashku me bashkëshortin vendosin për ta birësuar vajzën në moshën 5 vjeçare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mall-dhe-lot-boom-bashkon-vajzen-me-nenen-biologjike-3-vjet-pas-biresimit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended