Ora News - Bulqizë, i rrëmbejnë vajzën 15 vjeçe. Nënën e kanosin të tërheqë denoncimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se kanë rrëmbyer nga familja një 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen. E ëma e minorenes ndërkohë ka pranuar se vajza ka patur një lidhje intime me një nga të rinjtë e që rrëmbyen.

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë rrëmbyer nga shtëpia e saj një vajzë 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar familjarët e saj.

Të arrestuarit janë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur një 30 vjeçar me iniciale F.T., banues në Bulqizë, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si edhe një 21-vjeçar me iniciale E.D.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 5 të rinjtë akuzohen se kanë kanosur të emën e 15-vjeçares të tërheqë një kallzim që ajo kishte bërë në polici për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënim.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe"-informoi sot policia e Bulqizë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bulqize-hyjne-naten-ne-banese-i-marrin-vajzen-15-vjece-dhe-e-kanosin-te-terheqe-denoncimin-ne-polici

Recommended