Ora News - Kamzë, makina del nga rruga përplas biçkletën dhe nënën me dy fëmijë, dy të vdekur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjesi i sotëm u trondit nga një aksident i rëndë pranë shinave të trenit në rrugën e Kamzës.

Rreth orës 08:40 makina e cila drejtohej nga një grua ka humbur kontrollin duke u përplasur me një person që ishte në biçikletë, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas ka marrë para dhe nënën me dy vajzat e vogla, 7 dhe 6 vjeç.

Nga ky aksident i rëndë mësohet se ka ndërruar jetë djali që drejtonte biçikletën i identifikuar me inicialet R. I, 29 vjeç dhe vajza e vogël 7 vjeçe e identifikuar me inicialet E. N

Ndërkohë janë dërguar në spital nëna, V. N., 29 vjeçe dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe. Nga informacionet e policisë e vogla ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht po u nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore" informoi policia e Tiranes"

Njoftimi i policise

"Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore" informoi policia e Tiranes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-kamze-dy-te-vdekur-mes-tyre-vajza-7-vjece

Recommended