Kandidatët e lëkundur të opozitës, 4 emra nuk kanë firmosur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas dorëzimit te mandateve nga deputetet e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi menjëherë 57 njoftime per kandidatet pasues ne lista, te cilëve i takon mandati.Por burime nga Partia Demokratike shprehen se nga te 194 emrat, vetëm 5 prej tyre nuk kane firmosur ende dorëheqjen. Pas Rudina Hajdarit qe deri me tani ka lëne te kuptohet se nuk e djeg mandatin janë dhe 4 të tjerë qw nuk kane firmosur.Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenishehiri.146 shkresat e mbetura te kandidateve, pritet te depozitohen te premten pranë KQZ, por burime nga ky institucion deklarojnë per Vizion Plus se ato nuk do te merren parasysh dhe se do te ndiqen te gjitha etapat ligjore.Ndërkaq, nje pjese e kandidateve te thirrur nga KQZ, janë paraqitur pranë këtij institucioni dhe kane refuzuar marrjen e mandatit.Pak me e komplikuar paraqitet situata ne kampin e LSI-se. Pas refuzimit per te dorëzuara mandatin nga ana e Lefter Kokës, edhe disa kandidat te tjere ende nuk kane vendosur.Ralf Gjoni, nga lista e Qarkut Tirane, me ane te nje postimi te gjate ne rrjetet sociale shprehet se ende nuk ka marr nje vendim, por shton se vendimi mbetet totalisht i tij dhe se do konsultohet me miqtë e tij ndërkombëtar.I pari duket se ishte eurodeputeti Knut Fleckenstein.Por po ashtu, edhe kandidatja Edlira Hyseni nga lista e Qarkut Durres apo dhe Ylli Shehu nga lista e Qarkut Tirane te kontaktuar nga Vizion Plus, as e kane konfirmuar dhe as e kane mohuar, duke u shprehur se do te flasin ne nje moment tjetër.
Recommended