Ora news - Ndryshimet në ligjin e PPP-ve, ofertat e pakërkuara pas 2021

  • 5 years ago
#oranews
Ofertat e pakërkuara në fushën e infrastrukturës do të ndalohen deri në vitin 2021. Mazhoranca ka votuar e vetme ndryshimet në ligjin e PPP-ve ku ndër të tjera u miratua edhe një kufizim vetëm për 3 vite. Propozimi u bë nga deputeti Ilir Beqja duke i vlerësuar ofertat e pakërkuara një instrument të rëndësishëm zhvillimi. Edhe pse Kreu i komisionit votoi kundër këtij propozimit u detyrua të respektoj vendimin e deputetëve të tjerë.

Maxhoranca ka bërë një ndryshim të momenteve të fundit në ligjin për konçesionet me ofertë të pakërkuar. Deputeti Ilir Beqaj propozoi që pezullimi i tyre të jetë i vlefshëm vetëm deri në vitin 2021 me argumentin se një instrument i tillë zbatohet në të gjithë botën.

Ilir Beqaj: De fakto me këtë vendim nëse e miratojmë e çfryjmë ndjeshmërinë e publikut, nuk e shfrytëzojmë si instrument zhvellimor në 4 vitet e ardhshme, por do të duket jo zotësi nga ana jonë që një instrument i shpikur nga bota, pse nuk jemi të zotët të mos e përdorim siç duhet, ta heqim fare.

Në mungesë të opozitës e cila tashmë ka dorëzuar mandatet Kreu i komisionit të Veprimtarive e votoi kundër.

Niko Peleshi: Përjashtimi nga e drejta e propozimeve të pakërkuara për koncesione PPP do të ndodhë deri në dhjetor 2021.

Ndërkohë ambientalistët kërkuan që ofertat e pakërkuara të mos pranohen edhe në sektorin e ndërtimit të hidrocentraleve por një propozim i tillë nuk u pranua nga deputetët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ofertat-e-pakerkuara-pas-2021

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended