Dhuna ndaj fotografit, Partizani: Distancohemi nga ngjarja, personi i dhunuar s'ishte i akredituar

  • 5 years ago
Menjëherë pas reagimit të FSHF-së edhe Partizani ka dhënë versionin e tij për incidentin e ndodhur me fotografin në ndeshjen Partizani-Flamurtari. Klubi i kuq në rrjetet sociale ka shkruar:

DEKLARATË PËR SHTYP

FK Partizani distancohet nga incidenti i ndodhur ditën e djeshme gjatë takimit Partizani - Flamurtari, i cili absolutisht nuk mund të jetë pjesë e lojës së futbollit dhe "Fair Play". Politika e qartë dhe e vendosur e klubit përgjatë gjithë këtij sezoni është dhe mbetet që 90 minutat e lojës të dhurojnë një atmosferë të vërtetë sportive, për ta bërë futbollin pjesë të jetës së familjeve shqiptare, sa më larg dhunës dhe provokimeve.

Sot kemi ndjekur me vëmendje pasqyrimet në media dhe reagimet në lidhje me këtë incident, ku përgëzojmë grupimet tona zyrtare për qëndrimin e mbajtur në dënimin e çdo akti që nuk është pjesë e spektaklit të bukur të futbollit.

Recommended