Tela me gjemba dhe snajper “rrethojnë” kryeministrinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Masat e sigurisë në zonën ku zhvillohet protesta e opozitës janë teper të larta.Pjesa e hyrjeve të makinave tek kryeministria është rrethuar me tela me gjemba.Ndërkohe në ambjentet e brendshme te këtij institucioni janë vendosur edhe zjarrëfikëset.Afro 1300 policë janë në gatishmeri për protesten duke nisur nga komisariatetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjera por edhe FNSH-të dhe forcat RENEA, pjesa më e madhe të pajisur me maska kundër gazit.Gazetarët e Vizion Plus në terren raportojnë praninë e snajperave në katet e larta të godinave përreth kryeministrisë. Nuk mungojnë edhe autobotet me ujë por edhe ambulancat të vendosura në pjesën e pasmeve të kryeministrisë për cdo rast.Policia ka shfaqur shqetësim lidhur me informacionet mbi pranine në proteste të elementeve me rekorde kriminale. Por ndërkohe vetë drejtori I policisë Ardi Veliu I ka porositur forcat e rendit që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve pavarësisht incidenteve që mund të ketë.

Recommended