Plumb kokës gruas, 49 vjeçarja gjendet e vrarë afër banesës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ? Lirie Xhepa 49 vjeç u gjet e vrarë më armë zjarri pistoletë, pranë kodrave të liqenit të Sharrës mëngjesin e së enjtes. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të krimit të rëndë ?Menjëherë pas ngjarjes policia shoqëroi dy djemtë e viktimës por edhe disa banorë të zonës të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen.Gruaja e vrarë prej vitesh ishte e ve pasi burri i saj kishte nderruar jetë ndërsa banorët e zonës shprehen të habitur për krimin e rëndë.? Jetonte me djemte e saj pasi burri ka vite qe I ka vdekur. Se di ca te them. jam habitur. ?Ekpertët e krimeve ndaj jetës dhe prokurori që mbërritën në vendngjarje nuk kanë ende një motiv për vrasjen e 49 vjeçares.Dëshmitë e familjarëve të saj pritet të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e gruas.Vendi ku u gjet trupi i pajetë ndodhet jo shumë larg banesës së 49 vjeçarës ndërsa provat pritet të përcaktojnë nëse është ekzekutuar aty apo është transportuar për të fshehur gjurmët.
Recommended