Brenda banesës që u sulmua me eksploziv dhe armë zjarri
  • 6 years ago
Një banesë në Kamëz, kati i parë i së cilës shërbente si lokal, është sulmuar me eksploziv dhe me armë zjarri orët e para të mëngjesit të së martës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07 të mëngjesit. Autorët fillimisht hodhën eksploziv, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale në dy makinat e parkuara në oborr, ndërsa më pas qëlluan edhe me armë zjarri në drejtim të banesës.

Në një video të siguruar nga tvklan.al, shikohen edhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në dy makinat e parkuara sidhe vrimat e plumbave në lokal.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë drejtuar kah Fushë Kruja, ku edhe i vunë flakën makinës bashkë me dy armët që ishin përdorur në sulm./tvklan.al
Recommended