Identifikohet gruaja e gjetur prane liqenit

  • 5 years ago
Autoritetet policore kanë identifikuar gruan, e cila mëngjesin e kësaj të enjteje u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës, në Tiranë. Bëhet fjalë për një 49-vjeçare, për të cilën policia jep vetëm inicialet, L. Xh., banuese në zonën e Kombinatit. Po sipas Policisë së Tiranës, gruaja është vrarë me armë zjarri.

?Nga këqyrjet në trup rezulton se shtetasja L. Xh., është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit?, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Paraprakisht dyshohet se 49-vjeçarja është vrarë diku tjetër dhe më pas është transportuar dhe është hedhur mes shkurreve. Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm nga banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë. /tvklan.al

Recommended