"Rruga e gabuar" godet grupin kriminal me 36 anëtarë

  • 5 years ago
#oranews #klandestine #grupkriminal

Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin "Rruga e Gabuar", ku në pranga janë vënë 32 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se gëtij grupi kriminal iu sekuestruan edhe 4 laboratorë që falsifikonin dokumenta.

Grupi kriminal përbëhet nga 36 anëtarë nga të cilët 32 janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim. Nga personat e arrestuar 1 është punonjës i policisë kufitare.

Veli tha se ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ardi Veliu: Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Rruga e gabuar?. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie "Arrest shtëpie".

Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, si dhe ?Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohen-4-laboratore-falsifikim-dokumentash-32-te-arrestuar

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended