Ora News - Parakalimi i gabuar shkakton aksidentin tek "Rruga e Kombit", gruaja e fëmija në spital

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës (28 shtator- 29 shtator) në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fang cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut.

Dy automjete njëri tip ?Mitsubishi? me targa AA992 HA dhe tjetri tip ?Benz? me targa AA187NI janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një grua dhe një femije që ishin në mjetin tip ?Benz? AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në spital.

Në mjetin tjetër tip ? Mitsubishi? drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhëtarët e tjerë kanë dëmtime të lehta. Nga veprimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip ?Benz?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/parakalimi-i-gabuar-shkakton-aksidentin-tek-rruga-e-kombit-gruaja-e-femija-ne-spital

Recommended