Ora News - "Më shumë se një show në Hollywood", 67 mln lekë për Samitin tre ditor të Diasporës
  • 5 years ago
#oranews #samitidiaspores

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion rreth 67 milionë lekë të reja për organizimin e Samitit të 2 të Diasporës në Tiranë, një fond ky i konsideruar "tepër i fryrë" nga emigrantët.

Diaspora shqiptare kudo ndodhet po përgatitet të marrë pjesë në Samitin e Diasporës që pritet të organizohet nga data 28 shkurt-2 mars në Tiranë.

Ministria e Shtetit për Diasporën fton të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të regjistrohen në portalin online, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka dërguar një ftesë personale mjaft prej përfaqësuesve të diasporës ku mes të tjerash shkruan se "në kuadrin ogurmirë të 575 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, do të mbahet Samiti i 2 i Diasporës, një udhërrëfyes që pavarësisht larmisë së bindjeve vetjake dhe venddodhjes së gjithësecilit, na jep dorë ne shqiptarëve të qasemi ndaj sfidave të botës, si dhe mënyrave risiprurëse të organizimit mes nesh në përputhje me kohën."

Samiti i parë i Diasporës u mbajt më nëntor 2016, me pjesëmarrjen e mbi 1000 shqiptarëve nga 40 vende, por sot tre vite më vonë diaspora shqiptare ka ende të parealizuar pikat kryesore të kërkesave të saj ndaj qeverisë shqiptare si e drejta e votës, hapja e shkollave të gjuhës shqipe e pajisja me libra dhe për ato shkolla që janë hapur në rrugë vullnetare, apo dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare për njohjen e viteve të punës e së drejtës së pensionit për emigrantët shqiptarë në vendet ku dhe numri i tyre është mjaft i lartë si në Itali, Greqi , Gjermani.

Por ajo çka po komentohet me mjaft dyshime e habi tek emigrantët shqiptarë është kostoja e lartë e shpenzimeve për organizimin e këtij Samiti, e bërë publike vetëm pak orë më parë në portalin e samitit të Diapsorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-shume-se-nje-show-ne-hollywood-67-mln-leke-samitin-tre-ditor-te-diaspores

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended