Ora News – Në Muzeun Kombëtar, një pavijon kushtuar Diasporës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Muzeu Historik Kombëtar së shpejti do të ketë një pavijon kushtuar Diasporës.

Libra të vjetër të shkruar nga shqiptarë në emigrim, objekte të hershme të ardhura nga shtete të ndryshme ku kanë jetuar shqiptarët ndër shekuj do të jenë pjesë e pavijonit.

Po ashtu trashëgimia e hershme e arbëreshëve do të prezantohet në këtë pjesë të Muzeut.

Ky projekt pritet të bëhet konkret në muajt në vijim si rezultat i bashkëpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrisë se Shtetit për Diasporën.

Drejtori i Muzeut Kombëtar,Dorian Koci, thekson se ky pavijon do të jetë një risi në ambientet e Muzeut, si i vetmi i këtij lloji në hapësirën shqipfolesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-muzeun-kombetar-nje-pavijon-kushtuar-diaspores

Recommended