Poeti Primo Shllaku: Gjuha e politikanëve në parlament tregon mjerimin shpirtëror të shoqërisë

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

Shkrimtari edhe poeti Primo Shllaku analizon gjuhën e përdorur gjatë debateve në Parlamentin shqiptar. Ai mendon se problemi i politikanëve tanë, nuk është problem teknik, por është problem moral dhe i formimit qytetar. Shton edhe se ndonëse dijet e tij për gjuhën nuk janë në të njëjtin nivel, me dijet për moralin, kur politikanët sulmohen edhe përdorin invektiva nga më të ashprat, sërisht ata nuk gabojnë në pikëpamjen gjuhësore.

?Problemi i tyre s?është problem gjuhësor, por është problem moral. Është problem i edukimit të limiteve që ka një lloj niveli i temperaturës së komunikimit. Të gjithë, edhe me fëmijët, me gratë dhe kolegët vjen një moment që ngremë tonin edhe nivelin e agresivitetit. Pastaj kërkojmë të falur, kthehemi. Është problem limitesh, ? Primo Shllaku, poet dhe shkrimtar.

Shllaku teksa e vendos veten në vend të deputetëve, shpjegon se si do të vepronte në një situatë të tillë

?Ashtu si e kuptoj unë dinjitetin edhe dinjitarizmin e fjalës deputet, po ta shihja se lufta politike edhe të drejtat që unë mbroj, nuk mund të mbrohen me mjete më të ulëta sesa agresiviteti i skajshëm, atëherë unë të parën gjë që do bëja, do të jepja dorëheqjen. Do të thosha: ?Nuk më punon krahu, sepse jam luftëtar i dobët?,? -tha Shllaku.

Ai mendon se kur një politikan i përzgjedhur nga populli dhe arrin në të tilla agresione të jetës private, duhet të tërhiqet

?Problemi i gjuhës në parlament tregon mjerimin e thellë shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët nëse s?ua shtinë thikën deri në kockë edhe nuk ia rrotullon, ai është i pandjeshëm, një lëkurëtrashë. Unë kam insistuar në vende: Mirë ja bëri! Unë nuk them mirë ja bëri. Mënyrat për t?u ngritur edhe për të rrëzuar janë të pafundme. Nëse e ndjen se je i pafuqishëm, shpall pafuqinë tënde,? - u shpreh më tej poeti.

Në parlamentin shqiptar mendon shkrimtari ka një konkurs se kush shan më tepër, kush degjeneron më tepër tjetrin.

?Ky nuk është problem gjuhësor më, është problem moral. Shteti shqiptar duhet përfundimisht të marrë në dorë jo vetëm problemin e gjuhës në shkollat e mesme, por të formojë gjuhësisht nxënës, sepse kjo gjuhë është edhe identiteti ynë i vetëm. Ne në të gjitha fushat e tjera jemi imitues, në gjuhën shqipe jemi të parët. Shteti duhet që të marrë në dorë gjuhën shqipe, sepse të gjitha të tjerat mësohen mbrapa. Nga ana tjetër shteti duhet të nxjerrë ligje në lidhje me etikën dhe të jetë shumë rigoroz. Njerëzit që përdorin sharje, fryje edhe sulme, duke e nisur nga fjala kriminel, unë mendoj se këto fjalë duhet që të qëndrojnë jashtë parlamentit, sepse në momentin që i thua dikujt këtë fjalë edhe të nesërmen vjen sërish aty, atëherë unë si popull them se: ?Mos fjala kriminel është ndonjë fjalë për të mirë edhe unë e kujtoj të keqe?. Përsëriten kaq shpesh kohët e fundit, sa ne kemi nisur që mos të na duken si fjalë të këqija. Na u dukën njëherë si fjalë neutrale dhe tani na duken si fjalë mburrëse?.

Ai propozon që kuvendi duke njohur prirjet dhe terrenin ...

Recommended