Ora News - Ulen martesat, rriten divorcet. Vetëm në 2017 u ndanë 4500 çifte

  • 5 years ago
#oranews #martesa #divorci

4500 divorce janë rregjistruar nga të dhënat më të fundit të INSTAT për vitin 2017 në vendin tonë. Proporcioni i martesës dhe divorcin vijon të jetë në kahe të kundërta, ndërsa specialistët e INSTAT thotë se rritja edhe e moshës mesatare të martesës ndikon në uljen e lindshmërisë së popullsisë.

Më pak martesa dhe shumë më shumë divorce. Ndaj edhe përtej çdo pritshmërie për të kundërtën, mund të thuhet se vitet e fundit nuk kanë qenë ?vitet e altarit?, por të gjykatave?.

Më shumë se 4500 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit me kërkesë për zgjidhje martese, të paktën për vitin 2017.

INSTAT është ende në përpunim të shifrave për vitin 2018, ndërkohë specialistja Majlinda Nesturi tregon se që nga viti 1990 e deri në vitin 2018, numri i divorceve është rritur me 69 %.

Majlinda Nesturi: Në 100 martesa, 20 prej tyre përfundojë në divorc. Është pothuajse gjysma e asaj të BE, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian ky koeficient është 40.

Megjithatë ulja e numrit të martesave dhe rritja e moshës mesatare të tyre sjell edhe efektet negative në lindshmërinë e popullsisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ulen-martesat-rriten-divorcet-vetem-ne-2017-u-ndane-4500-cifte

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended