Debati i plotë / Rama: Ti gruas time i ha ato që nuk thuhen, Berisha: Ti je fundërrinë
  • 5 years ago
Përplasje të ashpra në Kuvend mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në Kuvend. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere te ABI Bank. Por përgjigjia e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme duke iu drejtuar Berishës se ai familjes së tij i ha ato që nuk thuhen. As përgjigjia e Berishës nuk vonoi kur iu drejtua Ramës me fjalët "fundërrinë që u merr shokëve gratë, je njeri që mohon djalin tënd". Kjo është përplasja e parë direkte mes kreut të qeverisë dhe parardhësit të tij.

Debati në Kuvend

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.

Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s'të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë potlike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.
Recommended